• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Strakosha e Fetai flasin për “finalet e nëntorit”

11/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Thomas Strakosha dhe Feta Fetai, folën në konferencën për shtyp të hënën që u mbajt në prag të grumbullimit të Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.

Shqipëria të shtunën mbrëma përballet me Çekinë, ndërsa tri ditë më vonë luan edhe me Ukrainën, ndeshje këto që do t’i luaj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Portieri Strakosha shprehu optimizmin e tij para dy ndeshjeve të fundit të kësaj kampanje në Ligën e Kombeve, ndërsa Fetai që u ftua për herë të dytë nga selektori Sylvinho shtoi se i gjithë ekipi e kanë pritur shumë mirë.

Fetai tha se është i gatshëm për ta dhënë maksimumin e tij, por pranoi se sa i përket minutazhës, atëherë gjithçka është në duart e shtabit teknik të Shqipërisë.

Pavarësisht nëse luan apo jo, Fetai insistoi se Shqipëria e kërkon fitoren ndaj Çekisë, pasi fokusi i të gjithëve është te kjo përballje.

“Rëndësi ka fitorja, nuk ka rëndësi se kush shënon apo asiston. Jam i përgatitur si gjithmonë, edhe për klubin, edhe për Kombëtaren. Jam gati për çdo ndeshje”, ka thënë Fetai.

Ndërkohë, Strakosha ka folur për të dyja ndeshjet, të cilat i ka vlerësuar si tejet të rëndësishme.

Ai insistoi se Shqipëria mund ta siguroj vendin e parë në grup, ndërsa pranoi se përkrahja e tifozëve do të jetë motiv shtesë në arritjen e këtij objektivi.

“Besoj ndeshja e parë është më e rrezikshme. Finalja e parë është me Çekinë. Është ndeshje që duhet marrë me shumë seriozitet dhe të shohim se si do të dalim. Kemi dy finale në shtëpi dhe kemi tifozët tanë. Duhet të japim maksimumin dhe me zemër, të luftojmë për çdo top”, shtoi Strakosha.

Aktualisht, Shqipëria është e treta në grupin B1 të Ligës B me 6 pikë, sa i ka edhe Gjeorgjia që është e dyta kurse Çekia prinë me 7 pikë të mbledhura.

Grupin e mbyll Ukraina me 4 pikë në pozitën e fundit, ndërsa Shqipëria do të kualifikohej automatikisht në Ligën A të Ligës së Kombeve nëse përfundon e para në grup.

Next Post

VAR-i shkakton kaos në Spanjë, Barcelonës i anulohet një gol i rregullt

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.