E vërteta është se e quanim pikën më të dobët. Nëse kishte një repart ku kombëtarja shqiptare pritej të dështonte në Europian, ai ishte porta, veçse ndodhi ndryshe, me teknikun Sylvinho që zgjodhi Thomas Strakoshën si titullar dhe 29-vjeçari nuk zhgënjeu, përkundrazi.
Forma e tij e mirë, sidomos në ndeshjen ndaj Kroacisë, por po ashtu edhe kundër Italisë e në fund përballë Spanjës, ka bërë që interesimi për djalin e ish-kapitenit “kuqezi”, Foto Strakosha, të rritet, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave, klube nga Italia e Greqia po mendojnë të sigurojnë shërbimet e tij.
Ku më konkretisht “gjigantët” grek, të AEK Athens kanë nisur bisedimet me klubin anglez dhe negociatat janë në rrugën e duhur për të konkretizuar gjithçka me sukses, një lëvizje kjo disi e dyshimtë e nënkampionëve “helenas”, pasi vetëm pak ditë më parë transferuar 32-vjeçarin, Alberto Bringholi, mirëpo duket se drejtuesit e shohin shohin Strakoshën si një portier me më shumë cilësi e janë gati t’i besojnë vendin e titullarit, para portierit italian.
Gjithçka pritet që të qartësohet në ditët e ardhshme, teksa Strakosha do e mirëpriste një transferim në Greqi, aty ku dhe ka lindur e ka hedhur hapat e para të karrierës e do të rikthehej në futbollin “helen”, pas plot 12 vitesh. /i.m /abcnews.al