Tuesday, 24. November 2026
Sport

Strakosha rikthehet titullar ndaj Comos

GS 24/11/2026 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha rikthehet titullar te skuadra e AEK-ut të Athinës në Ligën e Kamponëve.

Strakosha do të startojë në portë ndaj Comos, ndeshje kjo që luhet sonte nga ora 21:00 dhe i takon xhiros së pestë të fazës së ligës.

Përballja zhvillohet në Itali, ndërsa për Strakoshën do të jetë kjo ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon pasi në katër tjerat nuk ka luajtur për shkak të lëndimit.

Gjithashtu, startues te skuadra greke do të jetë edhe futbollisti tjetër i Shqipërisë, Stavro Pilo dhe AEK-u ndaj Comos synon një rezultat pozitiv.

Sigurisht, Como vlerësohet favorit duke pasur parasysh ecurinë e ekipit italian në debutimin që ka bërë në Champions, ku ka tubuar 9 pikë, gjashtë më shumë se AEK-u.

⚽
UEFA Nations LeagueRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: