Sunday, 15. March 2026
Sport

Strategji e re për Herri Kejn, i ofrohet kontratë edhe pasi të mbyllë karrierën

GS 14/07/2023 1 Min. Lesezeit

Herri Kejn është emri më i nxehtë në merkaton e verës mes Anglisë dhe Gjermanisë. Sulmuesi i Totenhemit kërkohet me ngulm nga Bajern Mynih por si duket, londindezët nuk kanë në plan ta lejojnë që të largohet duke ditur sasinë e golave që shënon dhe cilësinë e tij në sulm.

KEJN

Për këtë, drejtuesit kanë përgatitur një kontratë të re e cila shkon përtej fushës së blertë. Për Kejn do të ketë një kontratë deri në momentin që futbollisti mbyll karrierën si futbollist pasi aktualja skadon vitin e ardhshëm.

Në kontratë parashikohet edhe një tjetër aneks që e mban të lidhur Kejnin me Totenhemin edhe pas tërheqjes si futbollist. Klubi synon që ta mbajë në klub me një tjetër pozicionin teksa gjatë karrierës si futbollist i është ofruar një pagë 400 mijë paund në javë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: