Kampionati i Arabisë Saudite është kthyer në epiqendrën e merkatos gjatë muajve të fundit, duke afruar shumë yje të futbollit botëror, teksa i paguajnë me shifra marramendëse. Nuk është rastësi që emra si Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Marcelo Brozoviç apo N’Golo Kante, kanë vendosur që të vazhdojnë karrierën e tyre në kampionatin arab.
Por ndërkohë, familjet e shumë prej tyre, duket se nuk do të jetojnë në vendin saudit. Shkak bëhen ligjet e rrepta që janë në këtë vend islamik, që ndalojnë sjellje me të cilat ata janë mësuar në Europë.
Mediat britanike raportojnë se shumë prej futbollistëve që janë transferuar së fundmi në Arabinë Saudite, kanë zgjedhur që familjet e tyre t’i dërgojnë në Bahrejnin fqinj. Distanca jo shumë e largët mes dy shteteve dhe sigurisht edhe financiare për të udhëtuar me avionë privat nga një vend në tjetrin rregullisht, i ka shtyrë të marrin këtë vendim pasi Bahrejni ofron një jetesë që nuk e lejon Arabia Saudite.
Atje ka zona të veçanta shopingu luksoz, zona për jetë nate ku konsumohet pa probleme alkooli si dhe lagje e vila të izoluara për të jetuar në komoditet të plotë, pa harruar edhe plazhet e pishinat, ku të gjithë mund të kalojnë kohën siç janë mësuar edhe ne Europë, pa shumë nga kufizimet me të cilat jetojnë ata të cilët janë zhvendosur në vendin saudit.
PANORAMASPORT.AL