Skuadra shqiptare, Struga Trim Lum, është në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Struga ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Shkëndijes së Tetovës, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë.
Struga falë fitores në ndeshjen e parë me 2:1 në Tetovë, shkojnë në finale, ku do të ndeshen me Vardarin e Shkupit.
Futbollisti Ukpa në minutën e 20-të ka shënuar për struganët.
Shkëndija eliminohet nga gara e Kupës.