Thursday, 5. March 2026
Sport

Struga Trim Lum:: Një skuadër me mjaft eksperiencë në kupat europiane

GS 20/06/2023 1 Min. Lesezeit

Sot në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për ndeshjet e raundit të parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve, e ku për herë të parë në histori në këtë garë masive bënë pjesë edhe skuadra jonë e Struga Trim Lum.

“Goglat në këtë fazë na e servuan ekipin Zhalgiris nga Lituania, një skuadër kjo me mjaft eksperiencë në kupat europiane.

Ndeshjen e parë do ta zhvillojmë si mysafir me datë 11/12 korrik, ndërsa një javë më pas këtë skuadër do të mirëpresim në Ohër.

Kujtojmë, është kjo hera e dytë që Struga Trim Lum po merrë pjesë në garat europiane, pas atij sezoni debutues 2020/21, kur morrëm pjesë në eliminatoret e Ligës së Konferencës”, njofton FC Struga Trim Lum.

Teilen: