Tuesday, 26. May 2026
Sport

Struga Trim Lum pëson debakël, Gostivari zhgënjen

GS 20/10/2024 1 Min. Lesezeit

Struga Trim Lum prara shikuesve të vet ka pësuar humbje me rezultt 4:1 nga Sileksi i Kratovës, në takimin e javës së 10-të të elitës së futbolit maqedonas.

Pjesa e dytë ishte fatale për kampionin.

Për Sileksin shënuan Aliq (61′), Qusman (83′ e 90+1′), Ignatov (85′) dhe për Strugën shënoi Radiq (75′).

Sileksi zë vendin e tretë me 17 pikëe  Struga të pestin me 15 sosh.

Rabotniçki ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Gostivarit. Autor i golit është Mazari (15′).

Rabotniçki merr kreun me 22 pikë e Gostivari renditet në vend të 4-të me 17 pikë.

Teilen: