• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Struga triumfon me dhjetë lojtarë, Shkupi zhytet edhe më thellë në krizë

30/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dikur një derbi mes dy skuadrave pretendente për titull, përballja e javës së 11-të të elitës së futbollit maqedonas e gjeti Strugën në garë për kreun e tabelës, ndërsa Shkupin të fundit, duke luftuar për të shmangur fundosjen e plotë. Struganët triumfuan me rezultatin 2-1.

Ndeshja e planifikuar të luhej në stadiumin e Çairit u zhvillua në Strugë, për shkak të pezullimit të fushës së Shkupit, duke sjellë një tjetër sfidë të rëndësishme për ekipin kryeqytetas në krizë të thellë.

Struga Trimi Lum e nisi ndeshjen me intensitet të lartë dhe kaloi në epërsi në minutën e 24-të me golin e Kompaoré, i cili shfrytëzoi mrekullisht një aksion të shpejtë sulmues. Shkupi arriti të rikthehej në lojë në pjesën e dytë, kur Muarrem realizoi nga penalltia në minutën e 56-të, duke u dhënë shpresë tifozëve vendas. Situata për Strugën u vështirësua më tej me përjashtimin e Diakos, që i la miqtë mbi gjysmë ore lojë me një lojtar më pak.

Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi tregoi karakter të fortë dhe vendosmëri. Pas një prekjeje me dorë në zonë, gjyqtari akordoi penallti për Strugën në minutën e 74-t, ndërsa Kompaoré u tregua sërish i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur fitoren 1-2 dhe duke i dhuruar tripikësh të artë ekipit të tij.

Ky triumf e mban Strugën fuqishëm në garën për kreun e tabelës, ndërsa Shkupi mbetet në fund me vetëm një pikë dhe pa shenja daljeje nga kriza. Në xhiron e ardhshme, Struga do të përballet në transfertë me Makedonija GJ.P., ndërsa Shkupi udhëton në Kratovë për sfidën ndaj Sileksit.

Next Post

E konfirmon FC Malisheva – Qatip Osmani nuk është më pjesë e tyre

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.