Thursday, 19. March 2026
Sport

​Struga vazhdon sot ëndrrën evropiane në Ligën e Konferencës

GS 26/07/2023 1 Min. Lesezeit

Pas Ballkanit, radhën sot që të paraqitet në garat evropiane, përkatësisht në kualifikimet e Ligës së Konferencës e ka skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga.

Me fillim nga ora 17:00 stadiumi “Gradski” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Strugës dhe Buducnost.

Të dyja skuadrat e nisën me kualifikimet e Ligës së Kampionëve, por që të dyja u eliminuan nga Breidablik, respektivisht nga Zalgiris.

Struga u mposht me rezultat të përgjithshëm 2:1 nga Zalgiris, ndërsa Buducnost u eliminua nga Breidablik me rezultat të thellë 5:0.

17:00 Struga – Buducnost (Stadiumi Gradski).

Teilen: