Reali i Madridit është skuadra dominuese në Spanjë, në Europë, në rrjetet sociale dhe natyrisht edhe në marketing. Të paktën kështu bëjnë me dije studime të ndryshme në lidhje me vlerën e fanellës së bardhë në treg.
Sipas një studimi të faqes “Football Benchmark”, fanella e Realit të Madridit është më e vlefshmja në botë për sa i përket sponsorizimit të saj vjetor, ku peshë të madhe mbajnë 14 tituj në Champions si dhe dominimi i futbollit spanjoll kushumë shpejt Reali pritet tëkurorëzohet për herë të 36-të kampion në La Liga.
Pas Realit, fanella e dytë më e vlefshme është ajo e Barcelonës, ndonëse prej vitesh klubi katalanas ndodhet larg elitës, veçanërisht në Europë.
Podiumi plotësohet nga një klub anglez, aktualisht skuadra që kryesonPremier Ligën, Arsenali i Londrës. “Football Benchmark”, ka përpiluar listën me 50 skuadrat me fanellën më të vlefshme në botë, teksa dominojnë klubet angleze, ndërsa mes 10 më të mirëve në listë nuk mungojnë as Juventusi, Bajerni i Mynihut dhe Paris SG-ja, me këta dy të fundit që ndodhen në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.
PANORAMASPORT.AL