Thursday, 1. October 2026
Futboll

“Stuhi” në Premier League… Gafë te goli i Haaland, arbitrat i kërkojnë falje Manchester United

GS 14/09/2026 1 Min. Lesezeit

Një stuhi ka shpërthyer në Premier League për golin e Haaland, që i dha Manchester City fitoren në derbin ndaj Manchester United. Goli i norvegjezit u gjykua fillimisht jashtë loje nga arbitri, por u akordua pas një kontrolli të gjatë nga VAR.

Në përfundim të ndeshjes, “Pro Ref”, organizmi përgjegjës për arbitrat në Premier League, i kërkoi falje Manchester United dhe pranoi gabimin në gjykim. “Do të kryhet një rishikim i episodit”, – bëri të ditur organizmi.

Në aksion, Enzo Fernandez nuk e preku topin, por pozicioni i tij nuk duhej konsideruar i parëndësishëm për aksionin. Për këtë arsye, VAR-i duhej t’i kërkonte arbitrit një rishikim në monitorin në fushë (on-field review), në vend që të konfirmonte golin vetëm pas kontrollit të videos.

Gabimi ka shkaktuar polemika të forta në kampionatin anglez, pasi goli vendosi fatin e derbit të Manchesterit.

 

Teilen: