• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Stuhia” në Federatën Spanjolle të Futbollit, Kupa e Botës 2030 është në rrezik

21/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Botërori 2030 që Spanja së bashku me Marokun dhe Portugalinë do të presë pas 6 vitesh është tashmë në rrezik pas operacionit policor me kontrolle në selinë e Federatës së Futbollit dhe 7 arrestime, mes të cilëve drejtues të kësaj federate.

Këtë e raportojnë mediat iberike, pasi kandidatura mesdhetare për organizimin e Kupës së Botës do të duhet të ratifikohet në dhjetor 2024.

Dhe “Federata Spanjolle do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”, shkruan “20 Minutos”.

Ndërkohë, mbrojtja e ish-presidentit Luis Rubiales ka siguruar që ish-presidenti i Federatës së Futbollit, aktualisht jashtë vendit në Republikën Domenikane, do të kthehet në Spanjë më 6 prill, për t’u vënë plotësisht në dispozicion të autoritetit gjyqësor, komunikim dërguar gjyqtarit hetues të çështjes së gjykatës Majadahonda (Madrid) të cituar nga agjencia Efe.

Rubiales është nën hetim për korrupsion të dyshuar, administrim të padrejtë dhe pastrim parash në kontratat e nënshkruara në 5 vitet e fundit në krye të Federatës së Futbollit, duke filluar me ato për transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite të nënshkruara me ish-mbrojtësin e Barcelonës, Gerrard Pique.

Next Post

Morata do që Shqipëria të bie nga grupet e ‘Euro 2024’: Do jetë e vështirë, shpresoj që Italia dhe Spanja të kalojnë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.