Thursday, 19. February 2026
Sport

Stuttgart “pushton” Celtic Park

GS 19/02/2026 2 Min. Lesezeit

Stuttgart triumfon në Celtic Park, 4-1 përballë Celtic në ndeshjen e parë play off të Europa League, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.

Gjermanët goditën të parët në Glasgow pas 15 minutash lojë, me El Khannouss që arriti të mposhtë Kasper Schmeichel dhe tabela elektronike shënoi 0-1. Megjithatë, avantazhi i Stuttgart nuk do të zgjaste shumë pasi vendasit arritën të gjejnë golin e barazimit me anë të Benjamin Nygren në minutën e 21-të.

Vetëm 7 minuta zgjati barazpesha në Celtic Park, pasi El Khannouss shënoi golin e tij të pestë në këtë sezon të Europa League. Lojtari maroken u fut në zonë i pamarkuar dhe kishte gjithë kohën e nevojshme për të shënuar: 1-2, rezultat që mbylli pjesën e parë të kësaj sfide.

Në pjesën e dytë skuadra skoceze u shfaq më kërkuese duke hedhur menjëherë vështrimin drejt portës kundërshtare, por ata që shënojnë janë gjermanët. Një gjuajtje nga distanca e Leweling në minutën e 57-të ka mposhtur edhe njëherë tjetër portierin Schmeichel. Gjermanët kërkojnë të mbyllin të gjitha llogaritë në këtë sfidëm, ndërsa Demirovic sheh ti anulohet një gol për pozicion jashtë loje.   

Në minutën e 64-ët, autori i golit për Celtic, Nygen,  kërkon të rikthejë skuadrën e tij në lojë me një gjuajtje nga një pozicion qendror, por Nübel i thotë jo.

Në minutat në vazhdim mundësitë nuk mungojnë, por vetëm Tiago Tomas arrin të tregohet i saktë në finalizim në minutën e 93-të, 4-1 për skuadrën gjermane, që është dhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide.

Kështum Stuttgart prek kualifikimin, Celtic dhe Martin O’Neill, që provoi ndeshjen e 1,000-të si trajner, janë ërballë një misioni të pamundur, ndeshja e kthimit në Gjermani.

Teilen: