Stuttgarti reagoi pas fitoreve në transfertë të ndjekësve Dortmund dhe Leipzig, duke bërë të njëjtën gjë.
Skuadra e Hoeness fitoi 2:3 në fushën e Wolfsburgut dhe tashmë e sheh veten vetëm 4 pikë larg Bayernit të vendit të dytë.
Serhou Guirassy realizoi dy herë për Stuttgartin, me sulmuesin nga Guinea që është ngjitur në kuotën e 20 golave sezonalë në Bundesliga.
Më shumë se afrikani ka shënuar vetëm anglezi Harry Kane me Bayern Munih (27).
Josha Vagnoman shënoi të tretin për ekipin mik, ndërkohë që vendasve nuk u mjaftuan realizimet e Joakim Maehle dhe Lukas Nmecha.