Basketbollistët e Sudanit të Jugut arritën fitore me rezultat 90:79 ndaj Porto Rikos në ndeshjen e basketbollit në kuadër të Lojërave Olimpike – “Paris 2024”.
Pas pjesës së parë kur rezultati ishte 54:48 në favor të Porto Rikos, periudha e dytë i takoi Sudanit të Jugut.
Nuk mjaftuan as 26 pikët e basketbollistit Alvarado nga Porto Riko.
Te Sudani i Jugut, Jones ishte më efikasi me 19 pikë.