Wednesday, 4. November 2026
Sport

Suedia fton Zenelin për duelet e Ligës së Kombeve

GS 04/11/2026 1 Min. Lesezeit

Selektori i Kombëtares së Suedisë, Graham Potter të mërkurën ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve të këtij muaji.

Në mesin e 25 futbollistëve të ftuar, në listën e selektorit Potter është përfshirë edhe futbollisti shqiptar Besfort Zeneli që aktivizohet te skuadra belge Union St. Gillosie.

Suedia të hënën e nis zyrtarisht grumbullimin për dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni në Ligën e Kombeve, ndërsa do të përballet me Bosnjë e Hercegovinën dhe Poloninë.

Ndeshjen e parë, Suedia e luan në shtëpi më datën 14 nëntor kundër Bosnjë e Hercegovinës ndërsa tri ditë më vonë, përballet në udhëtim me Poloninë.

Aktualisht, Suedina i prinë Grupit B4 me 10 pikë të tubuara kurse Zeneli ka regjistruar 13 paraqitje me këtë kombëtare prej muajit mars të vitit të shkuar kur debutoi.

Teilen: