Kosova zhvillon sot në mbrëmje takimin e saj të katërt në Grupin B, ku aktualisht gjendet në vendin e dytë me katër pikë. Rivalja e radhës do të jetë Suedia e “yjeve” si Isak dhe Viktor Gyökeres, e cila është në kërkim të fitores së parë në këtë fushatë eliminatoret. Tri pikët janë e vetmja rrugë që mund të shpëtojnë Jon Dahl Tomasson, i cili është më në rrezik se kurrë.
Ndeshja e sotme do të mbahet në një stadium historik të Suedisë, e cila ka vendosur që të rikthehet pas plot 16 vitesh të luajë një ndeshje në Göteborg. Përfaqësuesja e Kosovës do të ketë mundësi që të luajë në impiantin “Ullevi”, i cili është ndërtuar për Botërorin e 1958 ku u mbajt edhe takimi i parë.
Të besuarit e Fodas kanë në dorë fatet e tyre pasi janë në garë të plotë për të marrë vendin e dytë në grup edhe pse rivalieti është i fortë pasi do t’i duhet që të lërë pas kombëtare si ajo e Sllovenisë dhe Suedisë. Në këtë ndeshje kampi suedez është më në vështirësi se kurrë pasi dukshëm mes ekipit ka çështje të hapura. Madje në publik Isak i doli kundër talentit të Barcelonës, Roony Bardghji, i cili tha se yjet e skuadrës kur luajnë me fanellën e Suedisë humbin disi nga shkëlqimi që kanë me skuadrat respektive.