Sunday, 8. March 2026
Sport

Suhareka bën tjetër goditje, prezantohet sulmuesi Astrit Berisha

GS 28/06/2023 1 Min. Lesezeit

Astrit Berisha është përforcimi i radhës i skuadrës më të re në futbollin kosovar, FC Suhareka.

Sulmuesi gjakovar i bashkohet therandasve pas një sezoni të kaluar te Liria.

Berisha ka nënshkruar kontratë një vjeçare me skuadrën e udhëhequr nga trajneri Granit Begolli.

“Ju prezantojmë supersulmuesin Astrit Berisha i cili bashkohet me ne me kontratë 1 vjeçare për ti përmbushur objektivat e klubit.

Berisha ishte pjesë e suksesit të KF Liria edicionin e fundit që ndihmoi klubin drejt inkuadrimit në superligën e Kosovës , ndryshe ishte pjesë edhe skuadrave si ; KF Vëllaznimi , KF Rahoveci , FC A&N etj”, njofton mes të tjera Suhareka.

Teilen: