Skuadra e Suharekës e ka fituar derbin e madh ndaj Dinamos.
Të drejtuarit e Arsim Thaçit kanë triumfuar me përmbysje në ndeshjen e zhvilluar në Ferizaj, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 2, me Suharekën që ‘rrëmben’ vendin e parë, kurse Dinamo zbret në vendin e dytë.
Drilon Sadiku realizoi për skuadrën e drejtuar nga Bylbyl Sokoli, kurse Berisha dhe Zeka shënuan në pjesën e dytë për fitoren e madhe të Suharekës.
/GazetaBlic Sport/