Monday, 24. August 2026
Sport

Suhareka fiton thellë ndaj Llapit

GS 10/12/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadrës së Suharekës i kanë mjaftuar vetëm 45 minuta për ta mposhtur bindshëm Llapin, të martën.

Në ndeshjen e fundit të xhiros së 16-t të Superligës së Kosovës në futboll, Suhareka triumfoi me rezultatin 4:0.

Në fakt, Suhareka e siguroi fitoren qysh në pjesën e parë kur shënoi tri herë brenda gjysmë ore për ti dhënë fund dilemës së fituesit.

Mevlan Zeka në minutën e 15-të nga penalltia e rezultatin, përpara se Arvanit Rexhaj (17’) dhe Eneid Kodra (22’) të realizojnë dy golat tjerë dhe pjesa e parë të mbyllet me shifrat 3:0.

Golin që vulosi fitoren e thellë të Suharekës, e shënoi Lorik Boshnjaku në minutën e katërt shtesë të takimit për ta thelluar edhe më tej krizën e Llapit.

Llapi është i shtati në tabelë me 17 pikë dhe nuk di për fitore në nëntë xhirot e fundit, ku ka regjistruar pesë humbje dhe katër barazime.

Në anën tjetër, Suhareka shënoi fitoren e parë pas pesë ndeshjeve pa humbje dhe zë vendin e pestë në tabelë me 22 pikë të tubuara.

Teilen: