Klubi i futbollit po vazhdon punën dhe përgatitjet para fillimit të sezonit të ri, derisa tashmë po thuajse është kompletuar numri i lojtarëve në dispozicion të trajnerit Granit Begolli.
Skuadra tashmë ka 25 lojtarë të grumbulluar që po stërviten në Korishë të Suharekës, por KosovaPress mëson se klubi po planifikon së paku edhe një transferim.
Gjithashtu, në fund të muajit, klubi do të udhëtojë për në Mavrovë, atje ku do të qëndrojë për disa ditë për fazën përgatitore.
Ndryshe, Suhareka do të garojë në Ligën e Parë të futbollit kosovar në edicionin garues 2023/24. Ata synojnë inkuadrimin e menjëhershëm në Superligën e Kosovës.