Friday, 22. May 2026
Sport

Suhareka shijon fitoren e parë këtë vit

GS 13/03/2025 1 Min. Lesezeit

Pas serisë negative këtë vit, skuadra e Suharekës më në fund ka shijuar fitoren e parë në stinorin pranveror të Superligës.

Të enjten, Suhareka në shtëpi triumfoi 2:1 ndaj Feronikelit ’74 në ndeshjen që e mbylli xhiron e 24-të.

Eneid Kodra e Liridon Fetahaj shënuan golat për fitoren e Suharekës që në këtë ndeshje ishte pa trajner.

Lavdim Zumberi realizoi golin e nderit për Feronikelin ’74 që mbetet i fundit në tabelë me 13 pikë.

Për Suharekën, kjo fitore erdhi pas katër humbjeve e një barazimi, ndërsa e ngriti në pozitën e tetë në tabelë me 29 pikë.

Drejtimin e Suharekës për pjesën e mbetur të sezonit, pritet ta marrë trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, i cili ditë më parë u largua nga Vëllaznimi.

Teilen: