Thomas Tuchel ka qenë kritik për mbajtjen e finales, e cila caktoi vendin e tretë në Botërorin 2026, por jo të gjithë kanë qenë dakord me mendimin e gjermanit.
Në një prononcim për mediet italiane Davor Šuker nuk është përmbajtur karshi komisarit teknik të Anglisë.
“Unë mendoj se të pasurit nuk kanë më dëshirë që të luajnë kur humbin. Në Francë 1998, në finalen e vogël me Holandën, ne (Kroacia) kemi luftuar si të mos kishte një të nesërme për të marrë medaljen e bronztë. Jam krenar për atë medalje. Disa vende kanë aq shumë trofe dhe janë aq të pasur sa kjo ndeshje nuk do të thotë asgjë. Unë kam një mesazh për ata, i ftoj që të heshtin dhe të kenë respekt për të 211-të vendet që marrin pjesë. Duhet të kuptojnë se bota nuk është vetëm e atyre. Vendet e vogla dhe të mesme adhurojnë futbollin”, tha ish-sulmuesi i Kroacisë, i cili mrekulloi botën me formën e tij në Francë 1998. A.V.