• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sukseset në “El Clasico”, Reali e kthen Barcelonën 60 vite pas

17/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Era ka ndryshuar drejtim në Spanjë dhe ajo po fryn nga Madridi. Nga viti 2008 deri në vitin 2019, Barcelona ishte zot në “El Clasico”. Faza më e shkëlqyer në historinë e klubit katalanas u pasqyrua në rezultatet ndaj Realit, i cili mundi të fitonte vetëm 10 nga 39 ndeshje.

Real-Madrid-Barcelona-Supercopa-Espana_1866425562_201334033_1024x683

Por duke filluar nga viti 2020, skuadra e bardhë ka gjetur formulën të ndryshojë rolet duke u kthyer nga e ndjekëse në e ndjekur. I tillë ka qenë revolucioni për Realin e Madridit që mund të mburret se ka arritur serinë më të mirë të rezultateve (fitoreve) kundër Barcelonës në pothuajse 60 vjet.

Nga 13 ndeshjet e fundit mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, Reali i Madridit ka fituar 9 takime, duke shënuar 27 gola dhe pësuar 18. Për të gjetur një ecuri të ngjashme të sukseseve të “los blancos” kundër Barcelonës duhet të kthehemi në vitet ’60. Asokohe madrilenët fituan 10 duele nga 13 të luajtura. Një pjesë e këtij suksesi qëndronte në 7 fitoret radhazi që ata arritën në periudhën 1962-1965, momenti i tyre më i mirë historik në “El Clasico”.

fcvg

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Osmani kërkon përforcime

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.