• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Suksesi i Inzagit, trajneri falënderon Igli Taren: Ai dhe Lotito më dhanë një mundësi shumë të madhe

06/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Simone Inzagi tashmë vlerësohet si një prej trajnerëve më të mirë në Itali, pasi ka drejtuar Interin drejt sukseseve të rëndësishme, ku më i fundit është fitorja e titullit kampion. Dhe vetë trajneri italian, ka falënderuar për këtë ngjitje në karrierë, ata që i dhanë mundësinë që të bënte hapat e parë në futbollin e rëndësishëm.

Tare-Inzagi

Ai e nisi nga klubi i Lacios, duke kaluar nga trajner i skuadrës së të rinjve, te ekipi i parë falë bindjes që kishin presidenti Klaudio Lotito dhe drejtori sportiv Igli Tare se do të arrinte të bënte mirë në këtë detyrë.

“Ky ka qenë një rrugëtim i gjatë, i nisur nga larg. Unë kisha fatin që mbërrita te Interi, rrugëtimi te Lacio ka qenë shumë i rëndësishëm. Falënderoj Lotiton dhe Taren që më kanë dhënë një mundësi shumë të madhe. Pastaj duhet gjithmonë që të mundohesh të përmirësohesh”, tha trajneri i Interit gjatë një ceremonie ku iu dha çmimi “Bulgarelli”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Tjetër çmenduri e Marcelo Bielsës, trajneri fton lojtarin amator te Uruguaji

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.