• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Suksesi me Njukasëllin, Tonali: Tashmë e urrej celularin, por trofeu e meritonte një postim

18/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi u kthye nga pezullimi më 28 gusht të vitit të kaluar, gjatë raundit të dytë të “Carabao Cup”, i fituar me penallti 5-4 kundër Notingem Forest, Sandro Tonali ka rifituar vendin e tij në mesfushën e Njukasëllit. Ish-lojtari i Milanit ka bërë 35 paraqitje deri më tani midis kampionati dhe kupave kombëtare, me 19 ndeshje si titullar në Premier League dhe një total prej 3 gola dhe 2 asistime.

TONALIII

Sot, pasi ka fituar Kupën e Anglisë me Njukasëllin (70 vjet pas herës së fundit), ai është një person ndryshe nga ai i përfshirë në stuhinë e basteve një vit më parë. Mesfushori ka folur për këtë në një intervistë të dhënë për “Repubblica”, nga e cila ne raportojmë pjesët kryesore.

“Nuk është ekzagjerim të flasim për një jetë të parë dhe të dytë. Stili im i jetesës ishte negativ. Isha i mbyllur me të gjithë dhe kjo më bëri të ndryshoja sjelljen time: edhe me njerëzit që më donin dhe që i doja. I tillë isha si në stërvitje, ashtu edhe në shtëpi, me miqtë dhe familjen. Sot, për fat dhe falë ndihmës së marrë nga Njukasëlli, jam ndryshe dhe dua t’u tregoj të gjithëve vlerat e mia si njeri, përveçse si futbollist”, ka sqaruar mesfushori, që tashmë është në kombëtaren italiane në kuadër të ndeshjes të së enjtes kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

Trofeu i parë në Angli nuk do të harrohet nga Tonali, i cili së fundmi ka nisur edhe me postimet në rrjete sociale, një fenomen që nuk ishte parë në profilin e tij që kur u pezullua për çështjen e basteve.

“Nuk kam pasur celular për shumë kohë dhe ky fakt më jepte një dozë të çuditshme lirie. Më parë nuk mund të shkoja nga një dhomë në tjetrën pa e pasur me vete, ndërsa sot qëllon që e lë fare në shtëpi. E marr mbrapsht vetëm nëse më thërrasin mamaja, babai ose dikush në familjen time. Dhe me mediat sociale marrëdhënia është minimale, por trofeu i së dielës meritonte një foto kujtim”, përfundoi 24-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Marquez rindez duelin me Rossin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.