• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, May 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmi i Junajtid nuk ndez, shifrat turpërojnë “Djajtë”! Amorim ka një problem të madh…

28/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vuajtjet e Rasmus Hojlundit dhe Joshua Zirkzesë gjatë fitores 1-0 të Mançester Junajtidit ndaj Fulhamit të dielën, janë konfirmuar nga një seri statistikash.junajtidJunajtid siguroi një fitore minimale në “Craven Cottage” mbrëmjen e së dielës falë goditjes së devijuar të Lisandro Martinezit. Por skuadra e Ruben Amorimit bëri përsëri një paraqitje të dobët në sulm, ku Hojlund dhe Zirkze, dy numrat 9 të klubit, dështuan që të testonin portierin e Fulhamit, Bernd Leno. Në të vërtetë, “Djajtë” regjistruan në total vetëm një gjuajtje në portë, dhe katër goditje në total gjatë gjithë 90 minutave, duke kryer gjithashtu më pak pasime se vendësit. Hojlund nuk mundi të bënte asnjë goditje drejt portës. Ai regjistroi 17 prekje të topit dhe vetëm një prej tyre brenda zonës së Fulhamit.

Dhe pasi kreu vetëm gjashtë nga tetë pasime, danezi u zëvendësua nga Amorim pas gati një ore, një lëvizje që nuk ishte aspak surprizë. Hojlund nuk ka shënuar tani në 36 nga 48 ndeshjet e tij në Premier Ligë për Mançester Junajtid që kur u bashkua nga Atalanta në një marrëveshje me vlerë 72 milionë paund. Ai u zëvendësua nga Zirkze, transferimi i verës prej 36.5 milionë paund nën drejtimin e Erik ten Hagut. Por edhe Zirkze ka zhgënjyer deri tani në “Old Trafford”, pasi ka shënuar vetëm tre gola në ligë dhe ai gjithashtu regjistroi zero goditje në “Craven Cottage”.

Megjithatë, ndryshe nga Hojlund, Zirkze nuk bëri asnjë prekje në zonën e Fulhamit. Ai bëri vetëm pesë pasime gjatë gjithë ndeshjes. Duke folur në “TNT Sports”, legjenda e Junajtid, Rio Ferdinand, veçoi Hojlundin duke e kritikuar dhe tha se bashkëlojtarët e tij do të ishin zemëruar me dështimin e tij për të mbajtur topin. “Do të habitesha nëse Hojlundit nuk po i drejtohen disa gishta”, tha ish-mbrojtësi. “Mbaje topin lart. Hojlund është platforma që ata të ngjiten në fushë. Mançester Junajtid nuk mund të ketë qarkullim të mirë në pjesën e fundit të fushës kur numri i tyre nëntë nuk është në gjendje të mbajë topin lart”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mediumi zviceran: Ishte i pari nga Kosova që luajti për kombëtaren e Zvicrës, e bija e tij po shkon në rrugën e kundërt 

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.