• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, September 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmi makabër në Bruksel, reagon Lindelof: Jam i tronditur

17/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Victor Lindelof u ka dërguar ngushëllimet më të sinqerta familjeve të dy tifozëve suedezë që u vranë nga të shtënat në Bruksel.

Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes kualifikuese të Suedisë për Euro 2024 ndaj Belgjikës në Bruksel dhe ndeshja, në të cilën Lindelof ishte kapiten i suedezëve, u ndërpre pas pjesës së parë.

Dy tifozë të veshur me fanella të Suedisë u qëlluan për vdekje dhe kryeministri belg Alexander De Croo pretendoi se viktimat ishin në shënjestër për shkak të kombësisë së tyre.

Si rezultat, tifozët u mbajtën të mbyllur brenda stadiumit “King Baudouin” deri në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që burime të shumta kanë raportuar që policia belge ka vrarë agresorin.

Lindelof ka postuar një deklaratë në platformën X, ku shpreh ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe mosbesimin e tij se një ngjarje kaq tragjike ka ndodhur.

Ai shkroi: “Jam i tronditur dhe i shkatërruar nga incidentet e tmerrshme në Bruksel me sulmet me zemër të ftohtë ndaj bashkëkombësve tanë suedezë. Unë kam humbur fjalët për mizorinë dhe çnjerëzimin, dua të dërgoj ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet dhe miqtë e të prekurve.

Lindelof ka shpjeguar se si ka folur me bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët e Belgjikës dhe është arritur një marrëveshje për të ndërprerë lojën.

“Unë u përpoqa të flas me të gjithë lojtarët se si ndiheshin, dhe më pas ndjeva se doja të flisja me lojtarët belgë. Iu shpjegova situatën dhe e kishim shumë të qartë se nuk donim të vazhdonim dhe ata e kuptuan plotësisht këtë”, ka thënë mbrojtësi suedez./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Aro Muric mund t’i bashkohet skuadrës së madhe gjermane në janar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.