Tuesday, 19. May 2026
Sport

Sulmi ndaj Grosos, reagon Gatuzo: Më erdhi shumë keq për të, mund të humbiste syrin

GS 03/11/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri Genaro Gatuzo ka reaguar për sulmin e ultrasve të Marsejës ndaj trajnerit dhe stafit të Lionit. Ai shprehet se ka komunikuar me Groson duke i theksuar se ishte me fat pasi për çështje centimetrash mund të humbiste syrin.Collage Maker-03-Nov-2023-11-38-AM-7363

“Një ditë pas incidentit fola me video nëpërmjet telefonit me Groson. Më erdhi shumë keq për të, ashtu siç do të më vinte për këdo që do të vihej në atë pozitë. Jam i trishtuar për mënyrën si shkuan gjërat, duhej të ishte një festë, por kaluam një situatë shumë të shëmtuar. Për pak centimetra dhe Groso do të humbiste syrin”, u shpreh Gatuzo

Kujtojmë se ndeshja mes Marsejës dhe Lionit është vendosur të luhet më datë gjashtë dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: