Ish-mbrojtësi i Chelseat, Jason Cundy, ka kritikuar kapitenin e Liverpool, Virgil van Dijk pas fitores 2-1 të ekipit të tij në ndeshjen e parë gjysmëfinale të EFL Cup ndaj Fulham të mërkurën.
Të Kuqtë, të cilët kryesojnë renditjen e Premier League 45 pikë pas 20 ndeshjesh, morën një fitore me përmbysje ndaj Fulham-it në Anfield.
Van Dijk, ndërkohë, pati një pjesë të parë të vështirë.
32-vjeçari u përpoq të largonte topin me kokë në minutën e 19-të dhe lejoi Willian të shënonte. Ai gjithashtu u ndëshkua me të verdhë vetëm pesë minuta më vonë.
Duke folur në talkSPORT, Cundy dha mendimin e tij për paraqitjen e qendërmbrojtësit të Liverpool në ndeshjen kundër Fulham. Ish-ylli i Chelsea dhe Tottenham tha:
“Ndonjëherë bën paraqitje shumë të dobëta. Personalisht, unë mendoj se ai është i mbivlerësuar. Unë nuk mendoj se ai është në nivelet e Sol Campbell, John Terry dhe Rio Ferdinand. Unë nuk mendoj se ai është askund afër tyre, personalisht”.
Cundy, i cili luajti 48 ndeshje për Chelsean në karrierën e tij, vazhdoi:
“Ai ka pasur dy sezone të mira. E di që njerëzit do të vazhdojnë flasin për dëmtimin që pësoi kundër Evertonit gjatë COVID-19 (në vitin 2020).
“Ishte një dëmtim i tmerrshëm. Nuk ka dyshim se ai është i klasit të lartë.
Por unë nuk mendoj se është mes mbrojtësve më të mirë që ka pasur Premier League. As që i afrohet”.
Deri më tani këtë sezon, Van Dijk ka ndihmuar Liverpoolin të mbyllë gjashtë nga 21 ndeshje pa pësuar gol, duke regjistruar një gol dhe dy asiste.