Është edhe një futbollist mes 11 personave të plagosur me thikë në Cambridgeshire të Anglisë, në një tren që udhëtonte nga Doncaster për në King’s Cross. Jonathan Gjoshe, një mbrojtës 22-vjeçar i Scunthorpe United, mbetet i shtruar në spital, por nuk është midis dy personave dëmtimet e të cilëve janë kërcënuese për jetën.
Klubi, i cili luan në divizionin e pestë të Anglisë, konfirmoi lajmin: “Mund të konfirmojmë se Jonathan u plagos në sulm, por jeta e tij nuk është në rrezik”, thuhet në deklaratë.
“Ai mbetet i shtruar në spital. Meqenëse hetimi është duke vazhduar, nuk mund të japim informacione të mëtejshme në këtë kohë. Të gjithë në klub, nga bordi i drejuesve dhe shokët e tij të ekipit, së bashku me të gjithë stafin, i dërgojnë urimet tona të përzemërta Jonathan për shërim të plotë”.
Anthony Williams, 32-vjeçari i akuzuar për sulmin me thikë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në një tren pasagjerësh në Britaninë e Madhe, dyshohet për përfshirje në tre tentativa të mëparshme për sulm me thikë, njoftoi policia.
			

