Mbrojtësi Dani Karvahal u përplas me Bukajo Sakën pas përfundimit të pjesës së parë mes Realit dhe Arsenalit që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”. Spanjolli i tha diçka dhe anglezi fillimisht qeshi por më pas iu përgjigj, duke nervozuar mbrojtësin madrilen.Karvahal i cili nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi të rëndë të pësuar kundër Vijarealit më 5 tetor të vitit të kaluar, u fut në një zonë të rezervuar zakonisht për stafin stërvitor dhe lojtarët e kualifikuar për të luajtur.
Si rezultat, ai mund të përballet me një pezullim të mundshëm me katër ndeshje, sipas nenit 15 të rregullores disiplinore të UEFA-s.
Që UEFA të vendosë një sanksion të tillë, delegati i ndeshjes duhet të përfshijë incidentin në raportin zyrtar. Duke pasur parasysh rrethanat, ka të ngjarë që Karvahal mund të përballet me një dënim të konsiderueshëm nëse incidenti dokumentohet zyrtarisht.
PANORAMASPORT.AL