• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, October 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmoi fizikisht trajnerin, Montpellier përjashton ish-in e Liverpoolit

25/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas “L’Équipe”, qendërmbrojtësi francez, Mamadou Sakho, u përjashtua këtë të mërkurë nga Montpellier pas sulmit ndaj trajnerit Michel Der Zakarian.

Për shkak të agresionit të ndodhur pas stërvitjes së djeshme, drejtuesit e skuadrës së renditur e 14-të në Ligue 1 vendosi të nisë një hetim të brendshëm, me synimin për të dëgjuar të gjithë dëshmitarët dhe për të konstatuar saktësinë e fakteve. Sakho do të dëgjohet javën e ardhshme, por vendimi i skuadrës franceze për pezullimin e lojtarit tashmë është marrë.

Mamadou Sakho, ish-futbollist i Liverpoolit, dyshohet se sulmoi trajnerin në dhomën e zhveshjes pas stërvitjes.

Paraditen e kësaj të mërkure, Montpellier njoftoi pezullimin e tij, që do të thotë se nuk do të ketë të drejtë as të futet në ambientet e klubit.

Nisur nga ajo që ndodhi, tifozët vendosën një pankartë në hyrje të qendrës stërvitore mëngjesin e sotëm, ku ofenduan lojtarin Sakho dhe familjen e tij, duke i kërkuar që të largoheshin nga Montpellier, por ajo u hoq shpejt nga skuadra franceze.

Next Post

Tonali i gatshëm ta pranojë dënimin për bastet e paligjshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.