• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi bardhezi nuk ia del as për Anglinë. Italia dërgon në shtëpi Kiezën, dridhen te Juvja përpara Milanit

14/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Çështja e basteve që ka përfshirë Nikolo Faxholin ka hapur skenarë të frikshme te Juventusi, duke qenë se nëse mesfushori do të dënohet, siç duken edhe të gjitha gjasat, pasi vetë italiani e ka pranuar.

spaleti kieza

Trajneri Alegri do të gjendet në vështirësi të mëdha për sfidën me Milanin, apo qoftë edhe pas saj e deri në merkaton e janarit, ku tashmë duhet me çdo kusht që të ndërhyhet. Kjo, sepse mesfusha nis që të mbetet bosh, duke qenë se përpara Faxholit Juventusi kishte humbur edhe Pol Pogbanë për doping, dy raste të e errëta që në Torino do të kishin dashur t’i shmangnin me kënaqësi. Por ajo çfarë është më e keqja, asgjë nuk përfundon këtu.

Ditën e djeshme, stafi mjekësor i Kombëtares së Italisë ka vendosur që të kthejë në shtëpi Federiko Kiezën, problemi muskulor i të cilit jo vetëm që nuk u rikuperua për të qenë në gatishmëri për eliminatoren e sotme me Maltën, por juventini nuk mund të bëhet as për supersfidën e 22 tetorit me Milanin. Kjo do të thotë se alarmi përreth “Zonjës së Vjetër” është bërë shumë i madh dhe nëse Kieza nuk rikuperon, trajneri Alegri duhet të shpikë vërtet diçka të rëndësishme për të qenë i denjë përpara kryesuesve të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Klauzola interesante në kontratën e Xabi Alonsos me Leverkusenin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.