Monday, 27. April 2026
Sport

Sulmuesi braziilian kërkon qartësi nga Reali, Guardiola e pret krahëhapur

GS 04/06/2024 1 Min. Lesezeit

Afrimi i Kilië Mbapesë te Reali i Madridit do të vërë përballë një zgjedhjeje shumë të fortë sulmuesin Rodrigo.

rodrigo

Braziliani, që së bashku me Viniciusin përbënë dyshen ofensive deri në fitoren e Champions-it në “Uembli”, tashmë sheh që t’i rrezikohet seriozisht vendi i titullarit, nëse Karlo Ançeloti do të konfirmojë edhe për sezonin e ardhshëm modulin 4-3-1-2. Madje, vetë deklarata e Rodrigos përpara finales me Borusian e Dortmundit, ku i lëshonte elozhe me shumicë Mançester Sitit janë marrë si një sinjal pakënaqësi nga ana e Rodrigos për afrimin e Mbapesë.

Nga ana tjetër, edhe Pep Guardiola e ka vënë në shënjestër Rodrigon, duke parë se Bernardo Silva mund të përshëndesë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: