Lutfi Dalipi aktualisht luan për Zvicrën U21, por mund të luajë për Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe për Portugalinë, vendlindjen e nënës së tij. Megjithatë, ai nuk po mendon për ndryshim të mundshëm të ekipit përfaqësues, shkruan “Blick”.
Dalipi ka lënë të kuptohet se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
“Nuk mund t’i kënaqësh kurrë të gjithë”, tha Dalipi për “Blick”.
Mesfushori 20-vjeçar është në formë të mirë. Ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me nëntë asistime për Vaduzin në dhjetë ndeshje në Superligën e Zvicrës.
Rekordin për asistime në Superligë e mban Xherdan Shaqiri me 21 asistime.
Teilen: