Sulmuesi i Skënderbeut, Saleh Nasr, është sulmuar nga dy 23-vjeçarë në qytetin e Korçës dhe si pasojë ka marrë plagë të rënda në kokë. Autoritet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila ka tronditur qytetin jug-lindor.
Egjiptiani është dërguar me urgjencë në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Policia e Korçës ka bërë me dije se dy 23-vjeçarët janë arrestuar, ndërsa janë janë proceduar penalist edhe 3 persona të tjerë.