• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi gjerman i Tottenhamit sulmohet nga trajneri i tij: Performanca e tij, e papranueshme

13/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tottenhami barazoi 1-1 kundër Rangers në ndeshjen e gjashtë të Ligës së Europës. Pas ndeshjes, trajneri i Spurs-ave, Ange Postecoglou, shprehu kritika të ashpra ndaj Timo Werner, i cili u zëvendësua në pushimin mes pjesëve.

“Zëvendësimi i Werner-it në pushim? Ai nuk po luante, as afër, as larg, në nivelin që duhet,’ tha australiani, duke shtuar:

“Në situatën ku ndodhemi, nuk kemi shumë opsione. Kam nevojë që të gjithë, të paktën, të hyjnë në fushë dhe të përpiqen të japin më të mirën e tyre. Performanca e tij në pjesën e parë nuk ishte e pranueshme.”

Gjatë konferencës për shtypin para ndeshjes kundër Southampton-it, Postecoglou u rikthye te kjo çështje:

“Ai (Werner) është ndërkombëtar, ka fituar Ligën e Kampionëve, është një lojtar me përvojë. Ka një nivel angazhimi që duhet të arrihet për ta ngritur ekipin. Ai nuk e arriti atë nivel. Është thjesht një vlerësim i performancës së tij. Në një mbrëmje shumë të vështirë për ne – gjë që e dinim që më parë – ai duhet të jetë më i mirë.

Ne jemi në luftë këtu. Nuk do të largohem duke u shqetësuar për egot e lënduara të njerëzve. Jemi këtu për të fituar,” përfundoi trajneri.

 

Këtë sezon, sulmuesi ka shënuar vetëm një gol në 19 ndeshje të luajtura. Londinezët ndodhen në vendin e 11-të në Premier League dhe në vendin e 9-të në Ligën e Europës.

Next Post

Stojanoviq paralajmëron edhe për shqiptarët

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.