• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 23, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi Hyseni shpallet “Ylli i Javës”

22/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Prishtinës, Hasan Hyseni është shpallur futbollisti më i mirë për xhiron e 30-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të hënën ka bërë të ditur se Hyseni është nderuar me çmimin “Ylli i Javës” që ndahet për lojtarin më të mirë pas secilës xhiro.

Vlerësimin e më të mirit e ka bërë Komisioni i veteranëve të futbollit, i cili ka vlerësuar lart paraqitjen e sulmuesit të Prishtinës. Hyseni shënoi golin e vetëm në fitoren e Prishtinës në udhëtim te skuadra e Malishevës.

Pas pranimit të çmimit, Hyseni ka thënë se ndihet i vlerësuar dhe se atë e ndanë me bashkëlojtarët e ekipit.

“Është një vlerësim i madh për mua. Dua t’ia dedikoj të gjithë bashkëlojtarëve që kanë pasur meritë për këtë fitore. Shpresojmë që të vijnë edhe çmime të tjera në të ardhmen”, tha Hyseni për faqen zyrtare te FFK-së.

Next Post

Frika se mos Interi mposht Milanin në derbi dhe fiton Scudetto, tifozët e “Djajve” u shesin biletat zikaltërve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.