Kapiteni i Anglisë, Harry Kane thotë se gjithmonë do të ketë tifozë që e teprojnë me kritikat e tyre, pasi gota plastike birre u hodhën në drejtim të trajnerit Garet Sauthgejt dhe ai u ka kërkuar bashkatdhetarëve të tij që të mbështesin ekipin. Trajneri u vërshëllye nga tifozët e Anglisë teksa shkoi t’i duartrokiste ata në mënyrë sfiduese pas barazimit pa gola të së martës me Slloveninë.
Disa gola plastike fluturuan gjithashtu nga tribuna ku ishin edhe familjarët e skuadrës.
Por Kane tha: “E di që ndodhën disa gjëra pas ndeshjes, por atmosfera ishte e jashtëzakonshme. 99 për qind e fansave bëjnë atë që bëjnë gjithmonë. Ata këndojnë, po na shtyjnë përpara. Unë e di se tifozët në shtëpi duke parë nëpër bare, ata po bëjnë tifo për ne. Ata duan që ne të jemi të suksesshëm. Gjithmonë do të ketë ndoshta një ose dy që shkojnë pak më larg (e teprojnë), por ky është futbolli, kjo është jeta.
Ne të gjithë kemi qenë aq gjatë në këtë skuadër sa të jemi mësuar me këtë. Nga këndvështrimi ynë, unë do të thosha thjesht të vazhdojnë të bëjnë atë që ata po bëjnë. Ne e dimë se ata janë pas nesh. Ata e dinë se ne po japim gjithçka, ne po japim gjithçka për t’u përpjekur të jemi të suksesshëm. Asgjë nuk ka ndryshuar nga ky këndvështrim”.
Sulmuesi thotë se performanca e Anglisë në fazën e grupeve tani është e parëndësishme dhe u ka kujtuar shokëve të tij se ata do të mbahen mend vetëm për atë që ndodh në raundet me eliminim direkt. Skuadra e Sauthgejtit është përballur me kritika pas çdo ndeshjeje të deritanishme në Gjermani, pavarësisht se kryesoi grupin e tyre me pesë pikë. Vetë golashënuesi më i mirë i historisë ka vuajtur që të gjejë formën e tij më të mirë, por kapiteni po sheh vetëm përpara:
“Turneu është i ndarë në dy pjesë. Pa u dukur arrogantë, faza e grupeve tani është e parëndësishme.
Ne kemi bërë atë që duhej të bënim. Mësuam nga ndeshjet. Mësuam nga disa gabime. Ne marrim aspektet pozitive nga ajo që kemi bërë mirë, por kjo i takon të shkuarës. Askujt nuk i interes vërtet kjo tani. Tashmë ka rëndësi ajo që do të bëjmë në raundet e tjera.
Kjo është ajo për të cilën do të mbahemi mend. Kjo është ajo për të cilën jemi mbajtur mend edhe në turnetë e kaluar.
Kjo është mendësia jonë”. 30- vjeçari beson gjithashtu se më e mira nuk ka ardhur ende, duke shtuar për emisionin “Shpella e Luanëve”: “Në këto turne të mëdha, ju jeni duke ngjitur një mal. Më duket sikur jemi në gjysmë të ngjitjes tani.
Jemi në atë fazë ku ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ndjehem sikur kemi më shumë në serbator sigurisht. Ne kemi bërë disa nga paraqitjet tona më të mira në raundet me eliminim. Ndoshta kjo është për shkak se skuadrat duhet të sulmojnë pak më shumë gjithashtu, kush e di? Por ne duket se kemi luajtur disa ndeshje vërtet të mira në fazat me eliminim direkt, dhe ne shpresojmë se mund ta bëjmë këtë edhe në këtë turne. Jemi të relaksuar”.