Tuesday, 17. March 2026
Sport

Sulmuesi i Bajernit drejt Arabisë Saudite, klubi i Ronaldos nis bisedimet me senegalezin

GS 21/07/2023 1 Min. Lesezeit

Sadio Mane mund të largohet nga Bajerni i Mynihut pavarësisht kontratës të vlefshme deri në vitin 2025.

Sadio Mané removed from Bayern Munich squad for one match after 'misconduct' following Champions League defeat | CNN

Senegalezi, i cili u transferua nga Liverpuli nuk ka arritur të shkëlqejë te rekordmenët e Gjermanisë dhe tani po kërkon një “shtëpi” të re.

Sulmuesi është në bisedime të avancuara me klubin ku aktivizohet Kristiano Ronaldo, Al-Nasr.

Problemi i vetëm në këtë operacion është nëse 31-vjeçari do të bindet nga kushtet financiare apo jo. Gjithçka mbetet për tu parë në ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: