• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi i Juves ishte fenomenal ndaj Ukrainës. Kieza kërcënon Interin, Maqedonisë së Veriut. e thonë numrat me Italinë

22/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federiko Kieza fitoi Europianin 2020 (edhe pse u zhvillua në vitin 2021 si rrjedhojë e pandemisë) në “Uembli”, si protagonist, por ndërkohë vuajti faktin që dështoi në pjesëmarrjen në Botërorin “Katar 2022”. Madje, Italia në fazën më të rëndësishme e humbi atë për arsye dëmtimi dhe e vuajti mungesën e tij, duke dështuar në mënyrën më të turpshme në “play off”-in ndaj Maqedonisë së Veriut.

kieza

Pikërisht kësaj kombëtareje ai fundjavën e kaluar, i shënoi dy herë, në suksesin 5-2 që i hapi rrugën biletës për në “Gjermani 2024”. Ndërkohë, Kieza u konfirmua si njeriu i ndeshjes edhe në duelin jetik kundër Ukrainës, të hënën në mbrëmje në Leverkusen, ku edhe pse nuk shënoi, tregoi se është ai lideri i kësaj Italie dhe njeriu i vetëm, që për momentin i jep jetë repartit ofensiv të Luçiano Spaletit, por në të njëjtën kohë me paraqitjen e bërë kërcënoi në mënyrë direkte dhe indirekte Interin.

Federiko duket më shumë se gati për të dielën në mbrëmje në “Allianz Stadium” dhe Simone Inzagi duhet t’i bëjë llogaritë shumë mirë për të markuar yllin e Juventusit. E parë sepse ai nuk ka një pozicion fiks në fushë, përkundrazi ndaj Ukrainës ai bëri jo vetëm sulmuesin, por edhe mesfushorin e mbrojtësin. Në fazën ofensive goditi 4 herë portën dhe preku 8 topa në zonën  rivale, si askush tjetër në fushë.

Në mesfushë fitoi 11 duele fizike dhe kompletoi 6 driblime nga 7 që tentoi, më shumë se kushdo tjetër në fushë. Ndërkohë, në mbrojtje arriti të fitojë 4 faulle, por në të njëjtën kohë, ndërpreu 3 topa vertikalë të Ukrainës drejt rrethinave të zonës italiane, ashtu sikurse ndaloi në rrëshqitje dy inkursione rivale. Shkurt, një lojtar universal, i pakrahasueshëm me askënd nga italianët që do të shkojnë në Europian verën e ardhshme, por që gjithsesi e ka një defekt. Kur sheh përballë Interin, papritur Kieza fiket, ose dëmtohet. Ndërsa me Fiorentinën ka shënuar 1 herë në suksesin 4-3 të sezonit 2020-2021.

Ai ka luajtur vetëm 1 herë titullar në “Allianz Stadium” që kur ka veshur bluzën e Juventusit, ndërsa njëherë ka munguar, një herë tjetër ka zhvilluar 17 minuta dhe herën e fundit 25 minuta. Rezultati, zero gola dhe ky mallkim nëse gëzon Interin dhe internistët, ndoshta do të jetë motivimi i Kiezës, për ta thyer në ndeshjen e të dielës, në “Allianz Stadium”.

kiez

Përgatiti: JETON STAMOLLA- PANORAMASPORT.AL

 

Next Post

Zyba: Fanella e ekipit kombëtar është gjëja më me vlerë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.