• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Sulmuesi i lënë në harresë

29/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Te Barcelona janë ende të paqartë për të ardhmen e sulmuesit spanjoll Ansu Fati.

Sulmuesi 22-vjeçar ka shprehur disa herë dëshirën që të qëndrojë, por duket se ai nuk hyn në planet e trajnerit Hansi Flick.

Gjermani, duke folur për këtë çështje sqaron: “Ai dëshiron të qëndrojë dhe kjo është një gjë e mirë. Ansu po bën shumë më mirë në stërvitje tani, është përmirësuar. Ne do ta ndihmojmë”.

Gjithsesi, ai ka luajtur  vetëm 28 minuta në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Barbastro në dhjetë ndeshjet e fundit në të cilat ai ishte në dispozicion të Flick, duke mbetur mos u grumbulluar në gjashtë takime.

Është e qartë që Ansu Fati ka rrëshqitur në fund të hierarkisë, por sipas “SPORT” ai nuk po dorëzohet. Lojtari nuk po shqyrton mundësinë e largimit edhe pse menaxheri i tij Jorge Mendes po përpiqen të bindin lojtarin të largohet.

Në formë huazimi apo përgjithnjë kjo do të varet nga kërkesa që do të vijë, por Fenerbahçe e José Mourinho i ka vënë sytë dhe ka shfaqur interes. Por, sipas “Fanatik”, edhe Besiktas synon të marrë lojtarin në formë huazimi.

Te Barcelona po synojnë sulmuesin anglez Marcus Rashford, por ardhja e tij është e bllokuar nga çështja e largimeve dhe nga bilanci i klubit katalanas. Për pasojë, Ansu fati po mban peng gjithçka në Katalonjë.

Next Post

VIDEO/ E pyeti për të ardhmen, Ançeloti nuk kursen gazetarin: Kur flet ti, Zoti inatoset

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.