Thursday, 9. April 2026
Sport

Sulmuesi i Napolit reagon ashpër ndaj trajnerit pas zëvendësimit

GS 24/09/2023 1 Min. Lesezeit

Napoli nuk arrin të marrë maksimumin e pikëve në Serinë A.

Skuadra kampione e Italisë, pas humbjes në shtëpi me Lazion dhe barazimit në fushën e Genoas, ngec edhe në “Dal’Ara” të Bolognas në një barazim pa gola.

  

Peshoi shumë në rezultatin përfundimtar të ndeshjes një penallti e humbur nga sulmuesi kryesor i skuadrës së Rudi Garcias, Osimhen, në minutën e 72-të.

Victor Osimhen doli nga loja në minutën e 86-të. Ai u tërbua me zëvendësimin teksa reagoi ashpër ndaj trajnerit Garcia.

Me këtë barazim Napoli humb më shumë terren me Interin kryesues, që kryeson me shtatë pikë më shumë.

  

  


Teilen: