Sunday, 16. August 2026
Sport

Sulmuesi nga Sarajeva përforcon Gjilanin

GS 24/01/2025 1 Min. Lesezeit

Sport Club Gjilani ka bërë të ditur për angazhimin e futbollistit Almir Aganspahiq.

“Klubi dhe sulmuesi nga Sarajeva kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi deri në verën e vitit 2026.

Aganspahiq vjen pas një aventure të kaluar në klubin Liepaja nga Latvia, derisa më parë ka qenë pjesë e klubeve të njohura si Sarajeva, Osijeku, Çeliku nga Zenica dhe kohë më parë edhe pjesë e Shkëndisë së Tetovës.

28 vjeçari ka qenë i grumbulluar në gjitha moshat e përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës, derisa karrierën e ka zhvilluar jashtë vendit.

Futbollisti i është bashkuar ekipit në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon fazën përgatitore së bashku me pjesën tjetër të ekipit”, ka njoftuar SC Gjilani.

Teilen: