Sokol Cikalleshi vazhdon të jetë një lider te Konyaspor.
Sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë sërish me skuadrën turke.
Më miqësoren që Konyaspor po zhvillon ndaj Gorica, Cikalleshi ka mundur të tundur rrjetën. Më minutën e 71-të ish-lojtari i Kombëtares ka mposhtur portierin kundërshtarë.
33-vjeçari në këtë mënyrë kalon në avantazh ekipin e tij, teksa në krah mban edhe shiritin e kapitenit. Kujtojmë se te Konyaspor luan edhe ish-lojtari i Egnatias, Melih Ibrahimoglu.