Friday, 1. May 2026
Sport

Sulmuesi shqiptar shënon sërish në Turqi

GS 21/01/2024 1 Min. Lesezeit

Po kalon një moment të artë në karrierë, Rei Manaj po shkëlqen me fanellën e Sivasporit në elitën e futbollit turk, ku po shënon gola me peshë javë pas jave.

Sulmuesi shqiptar sapo ka shënuar golin e avantazhit në sfidën që skuadra e tij po luan kundër Gaziantepit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Superligës turke.

Manaj zhbllokoi sfidën, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 8-të.

Ky është goli i nëntë për sulmuesin kuqezi në kampionat, në 17 takime të luajtura këtë sezon..

Teilen: