Sulmuesi i krahut, Heung-Min Son ka rinovuar kontratën me Tottenhamin dhe do të jetë pjesë e ekipit anglez deri në verën e vitit 2026.
Klubi anglez të martën ka njoftuar se është shumë i lumtur që ka finalizuar marrëveshjen me 32-vjeçarin, i cili është pjesë e ekipit prej vitit 2015.
Son, në total ka regjistruar 431 paraqitje në të gjitha garat për Tottenhamin, si dhe ka shënuar 169 gola, duke u bërë golashënuesi i katërt në histori të klubit.
Këtë sezon, Son ka vazhduar me paraqitje të mira te Tottenhami, ku ka realizuar 7 gola dhe ka bërë 6 asistime në 23 paraqitje në të gjitha garat.