Angel Korrea zyrtarizoi largimin nga Atletiko Madrid me deklaratë që ka befasuar klubin. Argjentinasi tregoi që dje ndaj Betis, ishte ndeshja e fundit për të në shtëpinë e Atletikos.
Klubi madrilen ndërkohë raporton se lojtari 30-vjeçar ka kontratë të vlefshme dhe për një sezon. Në anën tjetër tregon edhe se nuk është negociuar me ndonjë klub për largimin e tij.
Korrea u afrua te Atletiko në janarin e vitit 2015. Në 465 ndeshje, realizoi 88 gola dhe asistoi 65 të tjerë. Kështu për argjentinasin duhet pritur çfarë do ndodhë në merkaton e verës.
Korrea nuk konsiderohet një titullar tek Atletiko. Në këtë mënyrë largimi do të ishte çudi, pavarësisht situatës që u krijua.
Deklarata e Atletiko Madrid:
“Duke pasur parasysh dyshimet e ngritura pas ndeshjes së djeshme kundër Real Betis, klubi dëshiron të sqarojë se Korrea aktualisht ka një kontratë me Atletikon deri më 30 qershor 2026. Asnjë klub nuk ka kontaktuar për të hapur negociata për një transferim të mundshëm të sulmuesit tonë”.
PANORAMASPORT.AL